09:13 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada amerikanë në Tiranë: Këtë javë, do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpjeguar se si veprohet me rastet kur politikanë apo drejtues të lartë shpallen “non grata” në SHBA.

Ambasada ka shpërndarë një material shpjegues në video, duke theksuar se si veprohet me identifikimin e këtyre personave dhe listimin e tyre si personazhe të korruptuar.

Njoftimi i ambasadës

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundërkorrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundërkorrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”