75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasada amerikane nga takimi me përfaqësuesit e Kuvendit: Nevojat e qytetarëve të vihen përpara interesave personale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett dhe bashkëshortja e tij kanë pritur së fundi në një takim të përbashkët deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit janë shprehur të kënaqur për pritjen që i bën përfaqësueseve të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës nga parti dhe komunitete të ndryshme.

“Diskutimi përfshiu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta dhe për t’i vënë nevojat e qytetarëve përpara interesave personale”, u tha në një publikim nga Ambasada amerikane.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./Indeksonline/