75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 22 Maj 2025 / MSH

Ambasada amerikane ngushëllon familjarët e dy izraelitëve të vrarë në Uashington

Dy shtetas të Izraelit, punonjës të Ambasadës izraelite në SHBA u vranë mbrëmë, në Uashington DC.

Sulmi ndaj dy shtetase izraelitë ndodhi teksa ata po dilnin nga një muze hebraik, teksa autoritetet amerikane arrestuan të dyshuarin, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ngjarje të paprecedentë, Ambasada e SHBA-së i ka shprehur ngushëllime ambasadores izraelite në Kosovë, Tammy Ziv, si edhe familjarëve të viktimave.

“Ne qëndrojmë me komunitetin hebraik në Kosovë dhe në mbarë botën, në solidaritet me ambasadoren Tammy Ziv dhe kolegët tanë izraelitë dhe hebrenj.

Ambasada e SHBA-së shpreh ngushëllimet e saj më të thella familjeve dhe të dashurve të viktimave të këtij akti të tmerrshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.