75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasada amerikane publikon fotografi të veçanta, e ambasadori Kosnett pyet se çfarë po bëjmë në Ditën e Tokës?

Më 22 prill të vitit 1970 është vendosur që kjo datë të njihet si ‘Dita e Tokës’.

20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolare që u quajt ‘Dita e Tokës’.

E pikërisht në këtë ditë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka zgjedhur disa fotograf shumë të bukura, për t’i publikuar në rrjetin social Facebook.

Përpos kësaj, ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka shkruar në Tëitter se sot festohet progresi që është bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit gjatë dekadave të fundit, transmeton Indeksonline.

Ai pyeti gjithashtu të tjerët se çfarë po bëjmë për Ditën e Tokës në vitin 2019?/Indeksonline/