75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasada Amerikane renditi Jahjagën në mesin e atyre që ndryshuan botën për të mirë, ja çfarë thotë ajo

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se është nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm renditja që iu bë nga Ambasada e Amerikës në Kosovë në mesin e drejtuesve të tjera shtetërore si Elanor Roosevelt.

Ajo tha se është privilegj të renditesh në mesin e atyre që ndryshuan botën për të mirë dhe hapën rrugën që njerëzit të gëzojnë të drejta të barabarta, transmeton Indeksonline.

Ndryshe nga Ambasada e Amerikës u tha se Jahajga është gruaja e parë Presidente e Kosovës e cila foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe sfidoi mentalitetin patriarkal në politikë si dhe ndjeki kauzën e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës./Indeksonline/