75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Ambasada amerikane sërish me thirrje për vaksinim, premtohen doza të reja të vaksinës për kosovarët

Ambasada Amerikane në Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook  ka thënë se populli amerikan ka dhuruar më së shumti vaksina për Kosovën se cdo vend apo organizatë tjetër. Kur të përfundoj donacioni është bërë e ditur se në total numri i vaksinave do të sillet mbi 700 mijë doza.

Mirëpo ambasada ka theksuar se vaksinat mund të funksionojnë vetëm nëse vaksinohen qytetarët, duke bërë kështu thirrje për vaksinim si e vetmja formë për të mbrotjur vetën, familjet dhe komunitetin.

“Së bashku mund ta mposhtim Covid-19”, theksohet në postim.