Ambasada Amerikane: Të lumtur që shumë prej juve keni votuar, kjo dëshmon përkushtimin tuaj për të ardhmen e Kosovës
Ka përfunduar votimi anembanë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme.
Me këtë rast, Ambasada Amerikane e Kosovës ka cilësuar këtë ditë si të mrekullueshme.
“Çfarë dite e mrekullueshme, të lumtur që kemi parë shumë prej juve duke votuar- kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovë”, thuhet në publikimin e kësaj Ambasade.

Tutje u theksua “Kosova është shtëpia juaj”./Indeksonline/