Ambasada amerikane ul flamurin në gjysmështizë në nderim të policit Afrim Bunjaku

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.
Institucioneve të Kosovës i është bashkuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë duke e ulur flamurin në gjysmështizë.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane./IndeksOnline/