Ambasada britanike do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Hotit në dialogun me Serbinë

Qeveria e Britanisë së Madhe, do të ofrojë mbështetje në procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Hoti dhe ambasadori Abott kanë nënshkruar marrëveshje për këtë.
“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja” shkruan oti në njoftim./Indeksonline/