75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Amerikës deklarohet për vizitën e Grenellit, bën të ditur se do të takojë edhe përfaqësues të bizneseve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhje të dërguarit special të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Nga Ambasada e Amerikës në Kosovë është bërë e ditur edhe njëherë se Grenelli do të takojë liderët e partive politike në Kosovë si edhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, raporton Indeksonline.

“Mirë se erdhe përsëri ambasador Grenell, i dërguari special i presidentit i cili do të ketë takime me liderët e partive politike si dhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve”, u tha në njoftimin e Ambasadës së Amerikës.

Grenelli mbrëmë pati një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, sot takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti teksa pritet që një takim të ngjashëm të zhvillojë pas pak me të parin e LDK-së, Isa Mustafa./Indeksonline/