75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Ambasada e Amerikës: Kosova e Serbia të angazhohen në dialog

Ambasada e Amerikës në Kosovë e ka mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar zotimet e tyre të Marrëveshjes së Washingtonit.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada ka bërë të ditur se i inkurajojnë palët që të angazhohen në këtë proces, transmeton Indeksonline.

“Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence … Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Zotimet e tyre të Uashingtonit në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë.”/Indeksonline