Ambasada e Amerikës: Suksesi i rinisë kosovare, është prioritet i yni kurse arsimimi është çelësi

Si shkak i përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë si dhe në shumë vende të botës janë mbyllur të gjitha shkollat.
Kjo bëri që ministria e Arsimit të nis organizimin e mësimit online, e kjo nismë u përkrah edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ambasada e ShBA-ve në Kosovë u tha se suksesi i të rinjve kosovarë është prioritet kryesor.
“Suksesi i rinisë kosovare është përparësia jonë kryesore dhe arsimi është çelësi. Ambasada e Amerikës është bashkuar me ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe mbështetësve të tjerë për të vazhduar mësimet në mënyrë elektronike”, thuhet nga kjo ambasadë, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu u shtua se bashkë mund ta mposhtim edhe COVID-19./Indeksonline/
