Ambasada e Austrisë i bën favor ekipit austriak, St.Polten, ja refuzon vizat Klubit të Femrave të Mitrovicës

Ambasada e Austrisë në Shkup ka bërë një veprim të paprecedent. Ata për t’i bërë favor ekipit austriak, St.Polten, ja kanë refuzuar vizat klubit të Klubit të Femrave të Mitrovicës.
KFF Mitrovica me 4 nëntor do të duhet të udhëtoj drejt Austrisë për t’u përballur me SNK St.Polten, ndeshje e vlefshme për Ligë të Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Por, kjo tashmë është në dyshim pas Ambasada e Austrisë në Shkup, për arsye banale ka refuzuar vizat e futbollisteve kosovare.
Ambasada e Austrisë ka kërkuar që klubi kosovar të ketë ftesë nga klubi austriak. Kjo ndeshje është kualifikuese dhe nuk ka nevoj për ftesa, por duket se ambasada austriake po kërkon një mënyrë që t’i bëj favor ekipit të Polten.
Më poshtë keni reagimin e plotë të KFF Mitrovicës: