22:16 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Ambasada e Francës për masakrën në Reçak: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada e Francës në Kosovë, ka përkujtuar 23 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të 45 civilëve të pafajshëm në Reçak.

“23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet ne vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”, thuhet në postimin e kësaj ambasade në rrjetet sociale.

Përndryshe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.