20:28 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Ambasada e Francës reagon pasi Vjosa Osmani u bë presidente

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pasi Vjosa Osmani arriti të bëhet presidente e vendit.

Përmes një statusi në Twitter, Ambasada e Francës e ka uruar Osmanin që u bë presidente, transmeton Indeksonline.

“Franca i dërgon urimet e saj të sinqerta Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.

Vjosa Osmani u bë presidente e vendit me 71 vota në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/