Ambasada e Gjermanisë i bashkohet thirrjes së Sarrazinit, për formim të shpejtë të qeverisë

“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog.”
Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ndër të tjera, Manuel Sarrazin, i dërguari special i Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këto qëndrime të Sarrazinit i ka mbështetur ‘‘plotësisht’’ edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Nga ambasada është thënë që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.
‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e të dërguarit të posaçëm, Sarrazin, në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, është shkruar nga ambasada.