75 Mall Live Search
21:16 / E Hënë, 15 Janar 2024 / Gj. Sh

Ambasada e Italisë: Masakra e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se nuk duhet të harrohet kurrë Masakra e Reçakut.

Me anë të një shkrimi në platformën X nga kjo ambasadë thuhet se sot morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Më 15.01.1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi”.