75 Mall Live Search
08:16 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ul flamurin në gjysmë shtizë

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi për shpalljen e ditës së sotme 30 Janar 2020 ditë zie për Kosovën, Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në respekt shtetëror dhe qytetar, për rënien heroike në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi.

Kujtojmë që, të martën mbrëma, Thaqi vdiq, në një aksion antidrogë që u mbajt në Zhur të Prizrenit, derisa mbetën të lënduar edhe dy policë të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë./Indeksonline