75 Mall Live Search
12:21 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Ambasada e Kosovës në Emirate del me njoftim pas shpërthimit në Abu Dhabi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.ka dalë me një njoftim për qytetarët, pas shpërthimit të bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi.

Sipas njoftimit të tyre, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM NË LIDHJE ME SHPËRTHMIN E BOMBOLAVE TË GAZIT NË QYTETIN ABU DHABI

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton qytetarët e saj, se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi. Ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll. Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima.Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit.Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta.