75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ambasada e Kosovës në Francë mirëpriti zëvendëskryeministrin Bislimi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën tonë në Francë.

Ai bashkëbisedoi me mërgatën tonë, nga studentë e deri tek sipërmarrës, duke u njohur së afërmi me historitë e tyre.

Rëndësia e roli i tyre është kyç për vendin, ku dhe u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë.

Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë. Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Në këtë pritje, na nderoi me prezencën e tij dhe z. Christopher Nyland.