12:41 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës, në Gjermani, ka këtë njoftim me rëndësi për bashkatdhetarët që duan të bëjnë pushimet në Kosovë

Ambasada e Kosovës, në Gjermani, ka paralajmëruar të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin gjerman, që kur të kthehen në vendin e tyre të punës mund të kenë shumë kufizime si edhe duhet nënshtruar një sërë masash, transmeton IndeksOnline.

Më tej bëhet e ditur se përveç karantimit 14- ditorë, në rast të përkeqësimit të situatës me Covidin-19, shteti gjerman nuk do të mund t’u ndihmojë për kthimin e tyre në Gjermani dhe asnjë asistencë tjetër.

Ndërsa theksohet se në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për Covid-19, të cilat njihen në Gjermani.

“Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të paraqiteni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetizolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetizolim vlenë për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë: