Ambasada e Kosovës në Gjermani kujton ish-komandantin Reinhard, publikon karrierën e pasur të gjeneralit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka kujtuar ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, tashmë të ndjerin Klaus Reinhard.
Ambasada e Kosovës e ka quajtur mik të madh të Kosovës gjeneralin, ndërsa ka publikuar karrierën e pasur dhe me plot suksese të tij.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se gjenerali Reinhard ka luajtur një rol prijës në stabilizimin dhe rritjen e sigurisë së gjendjes së Kosovës të dal nga lufta dhe do të mbahet mend për përpjekjet dhe qëndrimin e tij parimor për ribashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës./Indeksonline/