75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Z S

Ambasada e Kosovës, në Gjermani, reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndajeni thirrjen

Ambasada e Kosovës, në Gjermani, ka ftuar qytetarët që të shpërndajnë thirrjen për 13-vjeçaren nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila është raportuar e zhdukur nga 27 qershori në qytetin Zwickau.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, ambasada thotë se çdo informacion mund të jetë i vlefshëm.

“Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi. Nëse keni ndonjë informacion ju lutemi kontaktoni menjëherë familjarët apo policinë”.

“Ambasada e Republikës së Kosovës, në Gjermani, fton të gjithë qytetarët që ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që informacioni të arrijë te sa më shumë njerëz. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nëse keni ndonjë informacion ju lutemi kontaktoni menjëherë familjarët apo policinë.Familja: 015754145810 Policia: 0375 428102./Indeksonline/