14:12 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës, në Hagë, ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë rifillon punën në kapacitete normale. Shërbimi konsullor vazhdon ofrimin e shërbimeve vetëm me termine paraprake. Luten të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime konsullore të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, duke bartur maska dhe dorëza, si edhe duke respektuar mbajtjen e distancës.

Sa i përket të interesuarve për udhëtim në Kosovë, më poshtë janë masat e fundit të ndërmarra nga 1 qershori:

  1. Të gjithë personat që hyjnë në RKS dhe e kanë të kryer testin për Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
  2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
  3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrimi dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në RKS.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër RKS, përjashtohen nga këto rregulla.