75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / k.v

Ambasada e Kosovës në Hagë ulë flamurin në gjysmë-shtizë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ulur flamurin në gjysëm-shtizë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

“Ngushëllime të përzemërta për ata që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident dhe shërim të shpejtë të të lënduarve”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në FB.