75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 30 Janar 2025 / FR

Ambasada e Kosovës, në Itali, kërkon që zarfet me vota të dërgohen me kohë

Ambasada e Kosovës, në Itali, ka kërkuar nga votuesit që janë në Itali, që të dërgojnë sa më parë zarfet me votën e tyre.

“I ftojmë të gjithë ata që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës brenda Italisë (sipas procedurës së shpjeguar në postimin më poshtë) që zarfet e tyre t’i nisin brenda 5 shkurtit, në mënyrë që të arrijnë në kohë dhe vota juaj të konsiderohet e vlefshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ju rikujtojmë se zarfin duhet ta dërgoni ekskluzivisht në kutinë postare në këtë adresë: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM.