Ambasada e Kosovës në Katar apel për kujdes maksimal ndaj shtetasve
Në kuadër të rritjes së tensioneve në rajon, Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka dalë me një njoftim zyrtar duke u bërë thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Katar të tregojnë kujdes maksimal.
Sipas njoftimit, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Ambasada këshillon qytetarët kosovarë që:
- Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;
- Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore;
- Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Po ashtu, është bërë e ditur se Ambasada do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës në Doha:
+974 5055 9453./IndeksOnline/

