18:03 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Ç.Q

Ambasada e Kosovës në Norvegji me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me deklarimin e shtetësisë në pasaporta

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm sa i përket pamundësisë së deklarimit të shtetësisë së Kosovës në pasaportat e mërgimtarëve.

Ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ia ka paraqitur kërkesën Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë që të lejohet të figuroj vendi i lindjes, Kosova, në pasaportat e kosovarëve, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Norvegji:

Të nderuar Bashkatdhetarë,

Ashtu si jeni në dijeni kohëve të fundit kemi realizuar një numër të madh të takimeve me shoqata, bashkësi dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Jemi njoftuar me aktivitetet, angazhimet por edhe me kërkesat dhe shqetsimet tuaja.

Padyshim se numri më i madh i kërkesave dhe shqetsimeve tuaja kanë të bëjnë në lidhje me dokumentacionin tuaj, konkretisht pamundësisë për të deklaruar shtetin tuaj të lindjes – Kosovën në pasaportat tuaja.

Ju njoftoj se në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kam paraqitur pranë zyrtarëve të lartë të MPJ së Norvegjise – me të cilët jemi në bashkëpunim të ngushtë, kërkesën e ligjshme për zgjidhjen e kësaj qështje, në mënyrë që në dokumentet tuaja të figurojë vendi i lindjes Kosova.

Mos të harojmë që Mbretëria e Norvegjisë është shtet mik i Kosovës dhe njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarsinë e Kosovës, si dhe në kohët më të vështira i ka hapur dyert për qytetarët tanë.

Prandaj me punë të përbashkët me kolegët e institucioneve të Norvegjisë besojmë fuqishëm që shumë shpejtë do të kemi rezultate pozitive dhe do të eliminohen gjitha pengesat teknike në lidhje me këtë temë.