75 Mall Live Search
16:46 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Ambasada e Kosovës në Paris ndërpret shërbimet konsullore

Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët se është e detyruar t’i ndërprejë përkohësisht shërbimet konsullore deri në lajmërimin e radhës, shkruan Indeksonline.

Kjo për shkak të kontaktit me raste pozitive të anëtarëve te stafit si dhe duke respektuar masat në fuqi për luftimin e pandemisë COVID-19 nga shteti francez.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të kontaktit me raste pozitive të anëtarëve te stafit si dhe duke respektuar masat në fuqi për luftimin e Pandemisë COVID-19 nga shteti francez, Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris është e detyruar t’i ndërprejë përkohësisht shërbimet konsullore deri në lajmërimin e radhës. Ambasada to t’i trajtoj vetëm rastet urgjente.

Ju faleminderit për mirëkuptim!/Indeksonline/