Ambasada e Kosovës në Slloveni, vazhdon pezullimin e shërbimeve konsullore

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, Ambasada e Kosovës në Slloveni, ka bërë të ditur se në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë së Covid-19, duke respektuar edhe masat e ndërmarra nga autoritetet shtetërore të Republikës së Sllovenisë, kjo ambasadë e ka vazhduar pezullimin e shërbimeve konsullore, me përjashtim të rasteve emergjente, transmeton Indeksonline.
Më tej thuhet se pezullimi i shërbimeve konsullore vlen deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim, derisa të ndryshojnë masat për mbrojtje nga Covid-19.
Për raste emergjente, numri i Shërbimit Konsullor në Ambasadën e Kosovës në Slloveni është: +386 31 465 221 dhe adresa e e-mailit: embassy.slovenia@rks-gov.net .