75 Mall Live Search
11:43 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ambasada e Portugalisë nuk i pajis me viza hendbollistet e Istogut

Klubi Henbollistik i Femrave, Istogu, ka njoftuar se katër henbolliste të skuadrës nuk janë pajisur me viza nga Ambasada e Portugalisë.

KHF Istogu do të zhvillojë dy ndeshje më datat 15 dhe 16 nëntor, të vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Evropës në Madeira, të Portugalisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të klubit, Amasada e Portugalisë nuk i ka pajisur me viza për arsyen se termini i parë i mundshëm për pajisje me viza, është pas datës 16 nëntor, pra pas zhvillimit të ndeshjeve.

Kështu KHF Istogu do të detyrohet të udhëtojë dhe të luajë me hendbolliste nga gjeneratat e reja./IndeksOnline/