Ambasada e re e Amerikës tregon rrugën deri te zyra ku duhet të dorëzoni vizën
Ambasada e re e Amerikës tashmë gjendet në një lokacion tjetër.
James Finan, shefi konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, tregoi rrugën deri te zyra ku duhet të dorëzoni vizën.
Finan thotë se posa të hyni në ambasadë, do të skanoheni për çështje sigurie.
Ai tregon se cilat dokumente duhet ti keni me vete, dhe gjërat që nuk nevojiten gjatë intervistës./Indeksonline/