75 Mall Live Search
23:15 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ambasada e Rusisë në Suedi publikon hartë, paraqet Kosovën të ndarë nga Serbia

Një rast i rrallë ka ndodhur me Ambasadën e Rusisë në Suedi.

Kjo ambasadë në Twitter ka shpërndarë një fotografi ku në hartë Kosova shihet si shtet i ndarë nga Serbia.

Po ashtu në fotografi shihen Donbasi dhe Krimea si pjesë e Ukrainës.

Ky është një rast ambasade ruse atje, nuk mbron qëndrimin e saj politik.

Në fotografi paraqiten çmimet e naftës nëpër shtetet e botës.