75 Mall Live Search
16:25 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / B XH

Ambasada e ShBA në Kosovë ridizajnon web-faqen zyrtare: Më funksionale dhe e efektshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka lansuar faqen e saj të ridizajnuar zyrtare, e cila ofron navigim më të lehtë, funksionalitete të avancuara dhe një dizajn të thjeshtuar për të lehtësuar qasjen në informacion dhe burime për publikun.

Në njoftim thuhet se faqja e re synon të përmirësojë përvojën e përdoruesve dhe të sigurojë qasje më të qartë në shërbimet dhe njoftimet e ambasadës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të njoftojë lansimin e faqes së saj zyrtare të ridizajnuar. Faqja e përditësuar ofron navigim të përmirësuar, funksionalitete të avancuara dhe një dizajn më të thjeshtuar për të paraqitur më mirë informacionin dhe burimet. Vizitoni faqen e re: https://xk.usembassy.gov/

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja teksa vazhdojmë të përmirësojmë përvojën e përdoruesit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.