75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Ambasada e SHBA-së i dhuron SHKK-së donacion në vlerë 170 mijë euro

Sot, përmes një ceremonie  Shërbimi Korrektes i  Kosovës ka bërë pranim dorëzimin e  donacionit të radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe ICITAP.

Pranim-dorëzimit i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups.

Ky donacion është dhuruar muajin e kaluar dhe arrin  vlerën prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke mundësuar kryerjen e punëve të përditshme me efikasitet më të lartë.

ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi,  falënderoi Ambasadën e SHBA-ve, dhe z. Waddups për përkrahjen e vazhdueshme që po japin  në ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.