75 Mall Live Search
13:27 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasada e SHBA-së, në Kosovë, me porosi për qytetarët: Covidi-19 është i vërtetë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka deklaruar se virusi COVID-19 është i vërtetë.

Në një publikim të kësaj ambasade thuhet që të përcillen rekomandimet nga institucionet e shëndetësisë.

“Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastrojini duart, mbrojeni veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, qytetarët anembanë u porositën që t’u thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si “Fake-News”./Indeksonline/