Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH-it: Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ai personalisht i ka përfunduar shtatë luftëra në botë, që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Departamenti amerikan i Shtetit, më pas, publikoi një fotografi ku shkruan se “presidenti Trump i përfundoi 7 LUFTËRA në vetëm 7 MUAJ”. Aty përmendet edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e shpërndau sot këtë postim.
“PRESIDENTI I PAQES: 7 luftëra u përfunduan në 7 muaj” — President Donald J. Trump”, thuhet në përshkrimin e DASH-it.