14:02 / E Diele, 17 Tetor 2021 / A. M.

Ambasada e SHBA-së në Shkup me një mesazh për zgjedhjet!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është prononcuar në rrjetet sociale me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.