75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 29 Maj 2025 / Burim

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri e shpërndan sërish qëndrimin e Rubios për kufizimet e reja për vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka shpërndarë sërish qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për kufizimet e reja të vizave ndaj individëve që kanë kufizuar lirinë e shprehjes për shtetasit amerikanë.

“Prej shumë kohësh, shtetasit amerikanë janë gjobitur, shqetësuar dhe madje edhe paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e fjalës. Sot, shpall një politikë të re për kufizimin e vizave, e cila do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëpërgjegjës për censurimin e amerikanëve”.

“Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, në Evropë apo gjetkë – ditët e trajtimit pasiv ndaj atyre që veprojnë kundër lirive të amerikanëve kanë përfunduar”, thuhet në mesazhin e Rubios.