Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, amabsada njofton se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit thuhet se ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur” – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

