75 Mall Live Search
17:15 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasada e SHBA-së përgëzon PZAP-in, pas vendimit për Listën Srpska

Ambasada e SHBA-ve përgëzon Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin për të certifikuar të gjithë kandidatët e kualifikuar për zgjedhjet e 19 majit për kryetarë komunash në katër komunat veriore, dhe lëvdon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës. Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të certifikojë subjektin politik Lista Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në komunat veriore më 19 maj.

Por, PZAP hodhi poshtë apelin e partisë Lista Serbe, e cila kërkoi njoftimin e Prokurorisë, pasi pretendonte se moscertifikimi i saj nga anëtarët e KQZ-së përbën vepër penale. /Indeksonline/