Ambasada e SHBA-së uron ekipin e filmit “Shame and Money”, për triumfin në “Sundance”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur urimet e saj për ekipin e filmit “Shame and Money”, pas fitores së tyre në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance”.
Përmes një postimi zyrtar, Ambasada amerikane e ka vlerësuar këtë arritje të rëndësishme, duke e cilësuar atë si një sukses të madh për ekipin realizues dhe për artin kinematografik në përgjithësi.
“Ne e duartrokasim këtë arritje dhe u urojmë atyre suksese të vazhdueshme në të ardhmen e tyre”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Fitorja e “Shame and Money” në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme dhe dëshmi e potencialit krijues dhe profesional të ekipit, duke e vendosur edhe një herë Kosovën në hartën ndërkombëtare të kinemasë.

