75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Ambasada e ShBA-së uron udhëtim të mbarë për shtetasit amerikanë që udhëtuan sot, njofton për fluturimin e radhës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka uruar udhëtim të mbarë dhe të sigurt të gjithë shtetasve amerikanë të cilëve u kanë ndihmuar që sot të udhëtonin në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu organizmi i për ‘amerikanët në shtëpi” është ende ne dispozicion për ata që mbetën në Kosovë.

“Fluturimi tjetër është me 5 prill me vende ende të hapura”, u tha nga Ambasada e Amerikës, raporton Indeksonline.

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka falënderuar edhe Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda dhe jashtë vendit për sigurimin e gjithçkaje që shkoi mirë.

Ambasada amerikane po vazhdon të mbajë të informuar të gjithë shtetasit amerikanë lidhur me mundësitë e tyre për t’u kthyer në shtëpi, pas situatës së krijuar nga COVID-19 në Kosovë dhe anembanë botës.

Përpos shtetasve të huaj të cilët po kthehen nëpër vendet e tyre, edhe shumë kosovarë u kthyen nga vendet e huaja, ku pas kthimit po vendosen në karantinë tek Qendra Studentore, ku qëndrimi i tyre duhet të jetë dy javor./Indeksonline/