Ambasada e SHBA-ve dhuron 25 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot kanë dhuruar 25 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit”, i organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se gjatë këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit, është e rëndësishme të mbani mend të ndihmoni ata më pak me fat se ne, shkruan IndeksOnline.
“Sot Ambasada e Sh.B.A-së dhe komuniteti ynë dhuruan para për pako ushqimore për iftar. Gjatë këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit, është e rëndësishme të mbani mend të ndihmoni ata më pak me fat se ne. Faleminderit për të gjitha organizatat si Bashkësia Islame e Kosovës që po rregullojnë shpërndarjen e shportave të iftarit për familjet në nevojë. Dhe faleminderit për të gjithë ata që po dhurojnë kohën dhe burimet e tyre për të bërë të gjithë këtë të mundur”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/