12:26 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Shqipërisë, në Berlin, hap Librin e Zisë për viktimat e tërmetit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në Berlin, sot ka hapur Librin e Zisë për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Dhimbja është e përbashkët dhe në kohë si këto jemi edhe më të bashkuar në solidaritet për të ndihmuar të gjithë bashkëkombasit tanë.

Ky nuk është zotim, por obligim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se nga tërmeti i së martës, humbën jetën 52 persona, derisa afro 1000 të tjerë mbetën të lënduar./Indeksonline/