75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i bënë bashkë figurat kryesore [Foto]

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka mbajtur sot një eviniment festiv për nder të 105 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. I njëjti u organizua në Qendren e Panaireve, në Shkabaj afërëisht 5 km larg nga kryqyteti.

Gjatë këtij evinimenti, të pranishëm ishin shumë figura të larta të vendit, kryetarë të shumë të komunave, po ashtu edhe ambasador të shteteve mike në botë.

Duke filluar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka,  disa prej deputetëve, kryetarë të shumtë të komunave, ambasadori nga Shqipëria, Qemajl Minxhozi, nga  Britania, Ruiari O’Connell  si dhe shumë të tjerë.

Si çdo herë, në këtë tubim kanë qenë  edhe këngëtarë të njohur të estradës shqiptare.

Me këtë rast festiv, ndër të tjerët fjalën e mori edhe i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj që tha disa fjalë të mëdha për shqiptarët anë e mbarë botës.

“Por, Pavarësia e Shqipërisë, 28 Nëntori na bëri zot shtëpie një pjesë të atdheut tonë. Pavarësia e Kosovës falë sakrificës shekullore të popullit të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë, dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga komandantit legjendar Adem Jashari në bëri zot shtëpie në Kosovë. Gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë mbajtur të bashkuar dhe do të na mbajnë gjithnjë, por edhe organizimet tjera që i kemi si shqiptarë do të na ofrojnë”, tha kryeministri Haradinaj, i lumtur që po festohet Dita e shqiptarëve, 28 Nëntori”, tha Haradinaj.

‘Indeksonline’ ka qëndruar në këtë eviniment, ku edhe ka sjellë disa pamje të figurave kryesore të vendit  si dhe shumë të tjerë.

Më poshtë mund t’i shihni këto foto:

Kryeministri: Ramush Haradinaj

Kryeparlamentari: Kadri Veseli

Kryeprokurori i Prishtinës: Imer Beka

Ish presidenti: Fatmir Sejdiu

Sami Lushtaku: