75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë jep informacione mbi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve biometrike

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka dhënë informacione mbi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve biometrike të Republikës së Shqipërisë.

Sipas këtij njoftimi thuhet se me Aktin Normativ 23/20, datë 03 qershor 2020, zgjatet deri më datë 31 dhjetor, afati i pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë, që skadojnë brenda vitit 2020.

Derisa, aktualisht në Republikën e Shqipërisë të gjitha aplikimet për pajisje/ ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht ONLINE.

Shtetasit e interesuar, ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit.

Ky është njoftimi i plotë: