Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë njofton se, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, do të hapet Libri i ngushëllimeve në ambiente të Ambasadës.
Libri, sipas ambasadës, do të jetë i hapur sot dhe nesër për qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, trupin diplomatik dhe miqtë e Shqipërisë, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll të dielën për në banesën e fundit, me një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve shtetërore e politike, trupa diplomatike, figura të besimeve fetare, si edhe personalitete të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një prej arkitektëve të politikës moderne shqiptare./Indeksonline/

