75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Zvicrës bën thirrje për atmosferë paqësore në zgjedhjet e 6 tetorit

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit të respektohet zgjedhja e votuesve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë Kodin e Sjelljes dhe Ligjin për zgjedhje në mënyrë që të krijohet atmosferë paqeje.

“Ne u bëjmë thirrje partive politike të repsktojnë Kodin e Sjelljes dhe ligjin për zgjedhje dhe të sigurojnë një atmosferë paqësore në ditën e E-së. Zvicra do të respektojë zgjedhjet e votuesve dhe rezultatet e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.