75 Mall Live Search
20:01 / E Martë, 28 Tetor 2025 / MSH

Ambasada franceze “ia bën për hajër” linjës ajrore Lyon-Prishtinë

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për linjën e re ajrore Lyon–Prishtinë, e operuar nga easyJet, për të cilën ka vlerësuar se forcon lidhjet midis dy vendeve.

Sipas ambasadës, kjo linjë direkte që nga sot shënon një hap të rëndësishëm për mobilitetin, turizmin dhe shkëmbimet ekonomike e kulturore.

“Ajo do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve dhe institucioneve, duke afruar edhe më shumë shoqëritë tona. Urime të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë projekt — një simbol miqësie dhe bashkëpunimi franko-kosovar”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.